E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kushtet e punës në Shqipëri, orare të zgjatura, të papaguara dhe mungesë sigurie
Lajme

Kushtet e punës në Shqipëri, orare të zgjatura, të papaguara dhe mungesë sigurie

Punonjësit në vendin tonë, kryesisht ata nëpër fasoneri, përballen me kushte mjaft të vështira në punë jo vetëm me orare të zgjatura dhe të papaguara, por edhe pasiguri që shpesh kanë çuar edhe në aksidente.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar pranë nënkomisionit  për Barazinë Gjinore dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Gruas kryetarja e  organizatës Aleanca Gjinore Për Zhvillim, Mirela Arqimandriti, renditi disa prej problematikave të  evidentuara gjatë  vitit 2018,  duke kërkuar strukturave përgjegjëse  të reagojnë.

Ndërsa për krerët  e inspektorateve shtetërore të punës  dhe atë  shëndetësor ka shumë mungesa  në kapacitete për mbulimin me inspektime  të të gjithë subjekteve ndërkohë që aktualisht  inspektohen vetëm 5%, shkruan “scan”.

Gjatë vitit 2018 janë  bërë 500 inspektime nga Inspektorati  Shtetëror I Punës  dhe janë raportuar 93 ankesa   pjesa më e madhe nga punonjës të fasonerisë  kryesisht për cenim te marrëdhënieve të punës, mosdhënie të  pagës  dhe mos derdhjen e sigurimeve shoqërore nga punëdhënësi.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.