E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHKATËRROHET RRJETI I TRAFIKUT TË DROGËS: NË PRANGA 10 SHQIPTARË, GJENDET ARMA E VRASJES SË BIZNESMENIT GREK…(DETAJE)
Lajme

SHKATËRROHET RRJETI I TRAFIKUT TË DROGËS: NË PRANGA 10 SHQIPTARË, GJENDET ARMA E VRASJES SË BIZNESMENIT GREK…(DETAJE)

Autoritetet në Greqi kanë goditur një rrjet të strukturuar të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në pranga kanë rënë edhe shtetas shqiptarë, pjesë e rrjetit që trafikonte kanabis dhe kokainë nga Shqipëria drejt Greqisë. 21 persona janë arrestuar nga operacioni i policisë greke në bashkëpunim me autoritetet në Belgjikë.

Jane sekuestruar 142.5 kg marijuanë, 3.3 kg kokainë, 1 pistoletë dhe 16.756 euro. Sipa mediave fqinje, arma e sekuestruar është e njëjta e perdorur në vrasjen e biznesmenit të njohur grek Aleksandro Stamatiadi.

Pjesë e këtij grupi kriminal janë 10 shqiptarë dhe 1 rumun, 8 prej të cilëve janë arrestuar në Greqi dhe 1 në Belgjikë. Grupi kriminal akuzohet edhe për një sërë grabitjesh, 55 vjedhje si dhe disa grabitje me dhunë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.