Reagimi i parë i Palokës: I thoni që nuk ka parë asgjë akoma, është vetëm fillimi i….
Deputeti i PD-së, nënkryetari i Kuvendit Edi Paloka ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes së ndodhur në Kuvend, teksa ai spërkati me bojë kryeministrin Edi Rama, ndërkohë që byroja e përjashtoi me 10 ditë.
“Kam dëgjuar e lexuar si komente se kjo ishte një hakmarrje e Palokës. Nuk ishte hakmarrje e Palokës, është hakmarrje e shqiptarëve që përditë fyhen e vidhën nga një kryeministër arrogant e i pacipë”- tha ai.
Sa për vendimin e Gardës dhe Policisë që ka nisur procedimin ndaj tij, Paloka ka thënë : “As më bëhet vonë fare. Është vetëm fillimi i 16 shkurtit, thojini që nuk ka parë realisht asgjë akoma”.
Ai parlament është i përjashtuar nga populli.










Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



