E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbi 1 ton drogë në Kapshticë, arrestohen 4 persona
Lajme

Mbi 1 ton drogë në Kapshticë, arrestohen 4 persona

Policia e Korçës njofton zyrtarisht se nga dy kamionët e ndaluar në pikën kufitare të Kapshticës janë sekuestruar 1074,2 kilogramë kanabis.

“Nga kryerja e veprimeve hetimore, u arrestuan drejtuesit e mjeteve dhe dy bashkëpunëtorë të dyshuar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa mjete, sasi monetare dhe telefona.

Katër të arrestuarit janë A.S, 47 vjeç; Z.H, 56 vjeç; A.M, 50 vjeç dhe M.S, 30 vjeç. Materialet i kanë kaluar për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë”, thuhet në deklaratën e Policisë së Korçës..

Dy kamionët u ndaluan mbrëmjen e 13 shkurtit, në tentativë për të dalë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, ndërsa autoriteteve iu desh një kohë e caktuar për të peshuar gjithë drogën e sekuestruar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.