E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ZV.MINISTRJA E BRENDSHME: JANË KONSUMUAR VEPRA PENALE. LULET E DHURUARA PËR POLICËT, NJË SIMBOLIKË SHUMË E BUKUR
Lajme

ZV.MINISTRJA E BRENDSHME: JANË KONSUMUAR VEPRA PENALE. LULET E DHURUARA PËR POLICËT, NJË SIMBOLIKË SHUMË E BUKUR

Romina Kuko, zv,ministre e Brendshme në një intervistë në ABC News thotë se kjo nuk është protesta që do të donim të shihnim në vitin 2019, në kohën që Shqipëria pret ftesën për hapjen e negociatave me BE.

 

Por zonja Kuko thotë se protestuesit nuk duhet të provokohen nga agjitatorë në turmë. “Janë konsumuar vepra penale, ata protestues të gjithë kanë të drejtën të protestojnë. Por nga ana tjetër ka shkatërrim të pronës publike dhe kundërshtim të punonjësit të policisë.  Policia ka planin e vet të masave që është në porporcion me ecurinë e protestës. Plani i masave parashikon rrethanat. I vetmi veprim që policia bën është të sigurojë mbarëvajtjen e protestën dhe mosagravimin e situatës. Ju dëgjoni dhe thirrjet që po bëhen për vetëpërmbajtje. Kjo nuk është demokraci, sepse demokracia nuk vjen nëpërmjet dhunës. Ato janë të parashikuara ne planin e masave si kundërpërgjigje. Uji me presion dhe përdorimi i gazit janë në proporcion me agravimin e situatës. Situata të mos përshkallëzohet. Ju e keni parë nga deklaratat e policisë së shtetit, janë marrë informacione për persona me precedent penale. Eshtë e rëndësishme të garantohet e drejta e protestës, Eshtë e rëndësishme që të gjithë ata që protestojnë sot të mos provokohen dhe që mund të jenë agjitatorë në turmë” tha Romina Kurti.

“Lulet e dhëna nga protestuesit është një simbolikë shumë e bukur. Çka do të thotë se policia është e shtetit, e qytetarëve, edhe e opozitës”, tha Kuko.

51956116_562796090905622_8234865342082449408_n.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.