E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestimi i protestuesve, Noka: U futëm dhe i gjetëm drejtorët me uiski, po festonin si derra të zhgërryer
Politikë

Arrestimi i protestuesve, Noka: U futëm dhe i gjetëm drejtorët me uiski, po festonin si derra të zhgërryer

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka u tregua shumë i ashpër me Policinë e Shtetit që sipas tij, në vend që t’i shërbente qytetarëve, po festonte arrestimin e tyre. Gjatë prononcimit për median, ai i quajti drejtuesit e policisë “derra”.

“Kemi një orë këtu pa asnjë përgjigje. Kur u ngjitëm sipër, me gjithë tentativat për të penguar fizikisht deputetët, gjetëm kupolën e policisë. I gjetëm si një tufë derrash me uiski, Red Bull e kishin shtruar. Gjithçka është filmuar. Ne na lanë në pritje pa na sqaruar.

Policia e Shtetit që duhej t’i shërbente qytetarëve, ishte duke u zhgërryer jo në llucë, por në uiski e red bull e vodka. Gjoja ata po kryenin punën.

Dhunë nuk ka pasur, kjo ka qenë protesta më e madhe dhe më qytetare në këto vite të demokracisë. Njerëzit kanë shfryrë për qeverisjen Rama, për gjendjen. Sqarime? Do t’i marrin ata shumë shpejt. Qytetarët do t’ia japin.”, tha Noka për mediat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.