SHKOI NË SHTËPI DHE U ZGJËNJYE, KLEA HUTA ANKOHET PUBLIKISHT PËR ELGITIN: MË BËN TË DAL JASHTË KONTROLLIT
Klea Huta dhe Elgit Doda janë ndër çiftet më të komentuar të shtypit rozë.
Ndonëse fillimisht dyshja u mundua ta mbante të fshehtë lidhjen, pasi u bë publike ata nuk reshtën së postuari në rrjetet sociale dedikime për njëri-tjetrin.
Mirëpo së fundmi Klea është ankuar publikisht për Elgitin, pasi kur ka shkuar në shtëpi e ka gjetur duke luajtur në telefon.
‘Kur ti shkon në shtëpi dhe pret që ai të jetë atje duke të pritur, me ‘krahët hapur’, më e keqja, unë teshtiva dhe ai as nuk më tha ‘shëndet’. Kjo lojë po më bën të dal jashtë kontrollit. Ndihmë’, ka shkruar Klea pranë fotos.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





