E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mourinho e godet Man Unitedin me deklaratën e fundit
Sport

Mourinho e godet Man Unitedin me deklaratën e fundit

Jose Mourinho e ka thumbuar ish-klubin e tij, Manchester Unitedit, për strategjinë e tyre të rekrutimit të futbollistëve të rinj, duke insistuar se ai do të preferonte t’i kishte pesë skautë të afërt sesa 500 që s’i takon kurrë.

Mourinho u shkarkua më 18 dhjetor të vitit të kaluar, pas dy sezoneve e gjysmë si trajner i “Djajve të kuq”. Në momentin kur u shkarkua portugezi, Manchester Unitedi ishte 19 pikë larg liderit të Premierligës, Liverpoolit, transmeton Gazeta Express.

Që nga ky shkarkim, Mourinho ka qenë duke punuar me BeIN Sports dhe një numër të madh të tjerë kanalesh televizive. Për më tepër, ai ka pretenduar se e ka refuzuar një ofertë të mirë nga një klub i Evropës.

“Unë dua të punoj vetëm me klube të cilat kanë ambicie të mëdha dhe ku ka empati strukturore. Është më mirë t’i kesh pesë skautë shumë afër teje sesa t’i kesh 500 skautë, të cilat unë nuk i kam parë asnjëherë në jetën time”, ka thënë Mourinho.

Manchester Unitedi është i pamposhtur në Premierligë që kur në pozitën e trajnerit u emërua Ole Gunnar Solskjaer, si zëvendësues i përkohshëm i Mourinhos. Që nga atëherë, “Djajtë e kuq” i kanë fituar tetë ndeshje dhe i kanë barazuar dy të tjera.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.