E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti i PDIU, Dritan Bici shkon te grupi i PS
Politikë

Deputeti i PDIU, Dritan Bici shkon te grupi i PS

Ndërkohë që opozita e bashkuar tashmë me mandate të dorëhequra po proteston para Kuvendit dhe qeverisë Rama, në nisje të seancës plenare kryeparlamentari Ruçi njoftoi se një tjetër deputet i është bashkuar grupit parlamentar të PS.

“Iu njoftoj se deputeti Dritan Bici është bërë anëtar i grupit të PS-së”- u shpreh Ruçi.

Deputeti Bici u rreshtua në radhët e PS pas largimit nga PDIU, duke mos pranuar djegien e mandatit. Ndër të tjera Ruçi tha se është njoftuar KQZ për dorëzimin e mandateve të deputetëve të opozitës.

“Në zbatim të kodit për dorëzimin e mandateve, njoftuam organin kompetent për të vijuar me procedurat e mëtejshme.’ tha Ruçi ndërsa çeli punimet e seancës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.