E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta e opozitës, Lleshaj flet për angazhimin e policisë: Nëse ata bëjnë dy hapa, ne …
Politikë

Protesta e opozitës, Lleshaj flet për angazhimin e policisë: Nëse ata bëjnë dy hapa, ne …

Nderkohe qe opozita ka njoftuar protesten e radhes me 16 mars, Ministri i Brendshem, Sander Lleshaj ka theksuar nga Shkodra, se “Policia e Shtetit eshte shume e angazhuar dhe do te zbatoje deri ne fund ligjin”. 

“Jemi ne nje situate ku policia e shtetit eshte shume e angazhuar per shkak te protestave te fundit ne Shqiperi. Megjithate deri me tani policia e shtetit ka zbatuar ligjin dhe do vazhdoje qe ta zbatoje. Protestuesit kane ushtruar dhune ndaj policise por policia ka mbajtur qendrimin e duhur”- tha Lleshaj.

lleshaj

Ministri ka deklaruar se para tyre jane tashme vetem dy objektiva. “E para ne rast se ata do bejne dy hapa, policia do beje nje hap, por gjithmone ne zbatim te ligjit dhe pa patur viktima. Ne jemi te gatshem qe te dialogojme me opoziten, por jo te bejme negociata. Dialogu eshte e vetmja rruge per te zgjidhur gjithçka”- tha ai.

Sipas ministrit, protestat jane me grafik nga opozita thua se vetem dite enjte apo shtune vijne problemet. “Eshte e pakonceptueshme se si njerezit gjat dites bejne punen ne administrate dhe me pas pasdite vijne dhe dhunojne institucionet ne Tirane”- deklaroi Lleshaj.

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.