E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjekmarkaj për sjelljen e Rudina Hajdarit: E kam mbështetur, por kur PD lufton për jetë a vdekje…
Politikë

Gjekmarkaj për sjelljen e Rudina Hajdarit: E kam mbështetur, por kur PD lufton për jetë a vdekje…

Madje ka lavdëruar veprimin e Bashës që e futi në listën e kandidatëve, edhe pse nuk e njhite atë personalisht. Por analisti ka shtuar më tej se Rudina Hajdari ishte e gatshme të jepte dorëheqjen për protestën e studentëve, ndërkohë që sipas tij tani që partia e themeluar nga i ati i saj po lufton për “jetë  a vdekjen e demokracisë”, ajo qëndron në Parlament.

“Unë kam qenë një nga njerëzit që e kam mbështetur Rudina Hajdarin më një shkrim të veçantë,  e kam ndarë nga lista e Lulzim Bashës. Nuk e njihja, por duke qenë se është e bija e Azem Hajdarit  mendoja që Lulzim Basha në atë listë që e kam quajtur banale në shumicën e saj kishte bërë gjënë më të mirë që kishte futur vajzën e Azem Hajdarit.

Por nuk e kuptoj sjelljen e saj, kur ajo para dy muajsh tha se do jepte dorëheqje dhe do largohej për t’iu bashkuar studentëve, kur tani partia e saj, partia që  e ka themeluar i ati lufton, po përdor një metafor, pra po lufton për jetë a vdekje për demokracinë. Për jetën ose vdekjen e demokracisë, jo të njerëzve, ajo rri në Parlament. Nga pikëpamja etike më duhet gjest jo i përshtatshëm.
Basha e ka lënë pezull, por dhe për arsye të mbiemrit që ka, pra mbiemrin Hajdari”, ka thënë Gjekmarkaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.