Tjetër shqiptar i vdekur në Greqi
Një aksident tragjik i ka marrë jetën një të riu shqiptar në lagjen “Agios Dimitrios” në Athinë.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së martës, kur motori me të cilin udhëtonte viktima u përplas nga një makinë.
Sipas mediave greke, shqiptari që humbi jetën është 21 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë i ditur.
Drejtuesi 51-vjeçar i makinës që përplasi motorin e shqiptarit, u shoqërua nga autoritetet për t’u marrë në pyetje, shkruan klan.
Rrethanat e aksidentit janë të paqarta.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



