Protestat anti-Rama kalojnë kufijtë/ Të dielën ‘rrethohet’ ambasada shqiptare në Athinë
Protesta e opozitës i kalon kufijtë e Shqipërisë. Pas protestës në New York, edhe Athina pritet të ngrihet kundër qeverisë Rama.
Kryetari i degës së PD-së në Greqi, Fatmir Gjoci, u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në vendin fqinj që të mblidhen për të protestuar ditën e dielë, në datë 10 mars në orën 11:00 përpara ambasadës shqiptare në Athinë.
“Të dashur Bashkëatdhetarë! Ditën e Diel, me datë 10 Mars, ora 11:00, protestë përpara Ambasadës së Shqipërisë në Athinë. Japim mesazhin tonë qeverisë së “KRIMIT” me në krye Edi Ramën, në lidhje me situatën e rënduar në Shqipëri! Ju mirëpresim!”, shkruan kreu i PD-së në Greqi, Fatmir Gjoci.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



