Deputeti i PS emërohet Drejtori i ri i Burgjeve
Drejtori i ri i Burgjeve merr urimin nga shokët e ngushtë: Tepsia ka bërë të vetën
Emërimi i Arben Çukos, në një nga derjtoritë më të rëndësishme në vend, siç është ajo e burgjeve, është konisderuar si fillimi i emërimeve për qeverinë “Rama 2017-2021”.
Drejtori i ri i emëruar nga Rama, Arben Çuko, aktualisht deputet i PS-së, deri në fund të kësaj legjislature. Ky post i ri për Arben Çukon, është pritur edhe nga miqtë e të afrmit e tij, një nga ata është dhe fotografi Agim Rama, i cili ka postuar një foto të Çukos, ku Çuko shfaqet përkrah dy ish depuetëtve Piro Lutaj dhe Xhemal Qefalia.
Duke i shprehur urime edhe në emër të dy ish deputetëve, fotografi Rama shkruan se është i sigurt se Çuko do të jetë një drejtor i suksesshëm, që do të ndryshojë imazhin e krijuar për Drejtorinë e Burgjeve. Sipas fotografit ky institucion më herët ka qenë një i mbuluar nga dallaveret dhe korrupsioni.
Më poshtë statusi i plotë i fotografit Agim Rama:
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



