E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Njerëzit fluturonin në avion” Shqiptari tregon tmerrin në incidentin e linjës Stamboll- New York
Lajme

“Njerëzit fluturonin në avion” Shqiptari tregon tmerrin në incidentin e linjës Stamboll- New York

Pamjet filmike që qarkullojë në internet treguan sesa të rënda ishin turbulencat ajrore që plagosen 30 persona gjatë një fluturimi nga Stambolli drejt New York.

Një pjesëtar ekuipazhi theu këmbën e 29 pasagjerë u lënduan nga situata që zgjati plot 45 minuta përpara se të prekte tokën në aeroportin JFK në përfundimin dramatic të një fluturimi 10 orësh nga Stambolli.

Një shqiptar që ndodhej në avion, Sead Nikaj citohet nga Neë York Times të ketë pohuar se turbulencat e dhunshme nisën gjatë kalimit mbi Maine. Ai rrëfeu sesi kishte parë gruan që kishte në krah të fluturonte nga sedilja e saj, ndërsa maskat e oksigjenit ranë nga tavani. Njerëzit nisen të bërtisnin e të luteshin. Për rreth 10-15 minuta, por që u duken si një përjetesi, gjendja ishte e tmerrshme, shkruan gazeta duke cituar Nikajn, që shprehet: “mendova se do te vdisja. Thashë: O zot, me ndihmo!!!”.

Nikaj tha per ABC Neës se askush nuk i lajmëroi të përgatiteshin për lëkundje kur kaluan mbi ate zonë.

“Askush nuk na tha gjë ndaj e menduam vetë se diçka nuk shkonte. Pastaj njerëzit nisën të fluturonin nga vendet e tyre e kishte gjak gjithandej”, u shpreh ai.

Mësohet se ekuipazhi kishte njoftuar per emergjence që kur Boeingu 777 ishte ende në ajër, ndërkohë që sipas Evening Standard, shërbimi kombëtar amerikan i meterologjisë kishte lëshuar të shtunën paralajmerime për turbulence të pritshme.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.