VIDEO-FOTO/ Banesat tek “Petro Nini”, banorët godasin me vezë përmbaruesit
Tensionohet sërish situatë në zonën e “Petro Ninit”, ku përmbaruesit kanë tentuar sërish të hyjnë në banesën, të cilën kërkojnë ta lirojnë pas vendimit të gjykatës.
Banorët kanë sulmuar përmbaruesit, duke i goditur atë me vezë. Ndërkohë që forcat e rendit nuk kanë ndërhyrë, por kanë shmangur vetëm përplasjet fizike.
***
“Po na pushkatoni”, banorët shtrihen në rrugë. Përplasje me policinë. Lot e ulërima
Aksioni për të liruar një banesë në zonën e Shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë ka shkaktuar një kaos të vërtetë.
Disa banorë kanë kundërshtuar këtë aksionin e permbarimit, madje disa prej tyre janë shtrirë në rrugën kryesore, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.
“Po na pushkatoni” është dëgjuar të thotë një zonjë e kësaj familje, të cilat janë shfaqur në gjendje të rënduar.
Prej rreth një ore banorët po vazhdojnë të bëjnë rezistencë, ndërkohë që disa prej tyre refuzojnë të dalin nga banesa.
Disa nga familjarët janë ende brenda shtëpisë dhe kanë ndezur një zjarr në oborrin e banesës. Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat zjarrfikëse.
Ndërkohë që disa nga pjesëtare e kësaj familje janë shoqëruar nga Policia në komisariat. Siç shikohet nga fotot e LSA, janë angazhuar disa efektiv për të larguar disa prej familjarëve dhe fëmijët e vegjël.
Ndërkohë që një banor tjetër, ka treguar në media dokumentat që disponon se banesa është ndërtuar në tokën e shtetit dhe jo në truallin e një personi privat.
Mësohet se ky truall me vendim gjykate i është rikthyer ish-pronarëve dhe për rrjedhojë IKMK do zbatojë vendimin për shembjen e kësaj banese. Banesa që do të shembet ndodhet pranë Shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. Në vendin e ngjarjes ka forca të shumta policie si dhe ambulancat.











Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



