E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/Një Lefter  për dy Maliqë
Politikë

VIDEO/Një Lefter për dy Maliqë

Gjatë fjalimit të tij si deputet në sallën e Kuvendit, Lefter Maliqi tha se ndihej me fat që kishte zëvendësuar një kryetar me mandat të dhuruar.

Maliqi po ashtu tha se salla e Kuvendit e lënë bosh prej demokratëve do të mbushej plot. Ndër të tjera, ai ka thënë se Basha i ka gënjyer dhe mashtruar.

Më tej ai vazhdoi:

Fati im që zura vendin e kryetarit me mandat të dhuruar, reshti i lënë bosh prej tyre do jetë plot. Të mos kujtojnë se do jenë më të mirë se ne. Demokratët të mos gënjehen më. Unë kam sakrifikuar bashkë me ta në protesta, 3 muaj shkova në çadër, ai na gënjeu dhe na mashtroi. Lidershipi me mandat të dhuruar mua sot ma ka dhuruar mua mandatin. I falënderoj banorët e djathtë dhe të majtë që më kanë mbështetur në sfidat politike. Rasti im është rast ndryshe, i drejtohem demokratëve të mos gënjehen më por të ndryshojnë lidership. Në protesta nuk ngrihet Tirana, vijnë nga bashki përreth, të ketë protestë e revoltë do të thotë të ngrihet Tirana. Gjithë kriza qëndron të lidershipi që siç gënjeu për listën e vendosi me familjen e vet, dhe pësoi disfatën më të madhe që ka marrë nga PS, po ashtu edhe në zgjedhjet vendore. Mandati im ka të bëjë me kthimin e dinjitetin dhe atë që më kishte borxh PD. Më kishte borxh edhe në zgjedhjet lokale kur humbi 5-0 zgjedhjet lokale në Berat. PD po bën të njëjtat gabime.”

Kujtojmë këtu se në fushatën elektorale të vitit 2017 Maliqi deklaroi se nuk do të ishte më deputet i Partisë Demokratike. Siç thamë më lart, ai sot tha se PD-ja ia kishte borxh këtë mandat.

Dy vite më parë në një miting të PS-së në Berat Maliqi doli në fushatë për PS-së.

Gjatë atij mitingu tha:

Mirëserdhe kryeministri e Shqipërisë, Edi Rama. Paç këmbën e mbarë dhe me fitore të thellë në këtë zonë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.