TAULANT XHAKA NË MOMENTE ROMANTIKE, PUBLIKON FOTO DUKE U PUTHUR ME TË FEJUARËN
Taulant Xhaka, është një ndër futbollistët më të njohur shqiptarë.
Përveç karrierës së tij në futboll, Xhaka është mjaft i komentuar edhe për jetën e tij private. Vitin kaluar futbollisti u fejua me bukuroshen shqiptare, Arbnora Nuredinin të cilët tanimë janë një nga çiftet më të pëlqyera nga publiku.
Së fundmi, Xhaka në llogarinë e tij Instagram, ka publikuar disa imazhe romantike me Arbnorën, teksa shfaqen duke u puthur.
“Të dua gjithçka e imja”, ka shkruar ai bashkangjitur fotos. Fotoja ka marrë shumë komente dhe pëlqime nga ndjekësit.
Kujtojmë se Taulanti ka lindur dhe është rritur në Zvicër, i cili po ashtu edhe karrierën po e zhvillon atje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




