E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nëna e Emiliano Salas e kritikon Cardiffin dhe kërkon drejtësi për djalin e saj
Sport

Nëna e Emiliano Salas e kritikon Cardiffin dhe kërkon drejtësi për djalin e saj

Nëna e Emiliano Salas e ka kritikuar Cardiff Cityn, pasi klubi anglez nuk ka pranuar t’ia paguajë Nantesit 17 milionë eurot për transferimin e futbollistit argjentinas. Ajo ka kërkuar drejtësi për hetimet e vazhdueshme për vdekjen e Salas.

Sulmuesi ishte zhvilluar, bashkë me pilotin David Ibbotson, më 21 janar, kur aeroplani me të cilin po udhëtonin u rrëzua mbi Kanalin Anglez, gjatë udhëtimit nga Franca në Uells, transmeton Gazeta Express.

Trupi i Salas më vonë ishte gjetur në rrënojat e aeroplanit, në fund të detit, mirëpo arsyeja e rrëzimit të aeroplanit është ende e panjohur.

Për shkak se hetimet për vdekjen e futbollistit janë ende duke vazhduar, Cardiffi nuk ia ka paguar Nantesin shumën e transferimit të lojtarit. Sala ishte transferuar në klubin e Premierligës vetëm dy ditë para se të rrëzohej aeroplani me të cilin po udhëtonte.

Që nga vdekja e Salas, detaje të shumta kontroverse janë bërë publike, duke filluar nga disa parregullsi në kontratën e futbollistit me Cardiffin e deri te fakti që piloti nuk kishte licencë për drejtimin e aeroplanëve me pasagjerë.

Megjithatë, përkundër këtyre lajmeve, nëna e Salas, Mercedes Taffarel, beson se klubi anglez duhet ta paguaj shumën për transferimin e argjentinasit, pasi që refuzimi për ta bërë këtë gjë e çnderon djalin e saj.

“Emiliano e nënshkroi kontratën para gazetarëve, para të gjithëve, kështu që ata duhet të paguajnë. A është kjo çnderuese për familjen tonë? Po, mendoj se është”, ka thënë Taffarel.

“Do të kishte qenë temë tjetër nëse ai nuk do ta kishte nënshkruar kontratën. Natyrisht, ata janë duke i bërë hetimet e tyre për ta zbuluar atë që ndodhi, por ata duhet t’i mbajnë fjalët. Nënshkrimi i tij nuk mund të fshihet”.

“Jam e zemëruar, kjo është e qartë. Atyre nuk u intereson për Emilianon. Një lojtar i cili vlente aq shumë para… ata nuk e trajtuan Emilianon ashtu siç e meritonte”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.