E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vjedhja me dhunë në Mallakastër, pranga dy të rinjve
Lajme

Vjedhja me dhunë në Mallakastër, pranga dy të rinjve

Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim për vjedhjen  me dhunë të një banesë në fshatin Greshicë të Mallakastrës.

Ngjarja ka ndodhur me 22 mars, ku të tre personat të maskuar kishin hyrë në banesë  dhe nën kërcënimin e armëve të ftohta kishin dhunuar familjarët dhe u kishin marrë një sasi lekësh.

Të arrestuarit si autorë të vjedhjes janë shtetasit K.S, 21 vjeç dhe A.M, 22 vjeç, të dy banues në Panahor  dhe të dënuar më parë për vjedhje me armë në Greqi.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër, shtetasit M.H.

Ja njoftimi i plotë:

Policia zbardh në kohë rekord ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 22 Mars në fshatin Greshicë të Mallakastrës ku u vodh me dhunë një banesë.

Ndalohen 2 autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë, shpallet në kërkim bashkëpuntori tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, pas marrjes së njofitmit se në një banesë në fshatin Greshicë kishin hyrë të maskuar 3 persona ku nën kërcënimin e armëve të ftohta kishin dhunuar familjarët dhe i kishin marrë një sasi lekësh, u ngrit grupi hetimor i cili bëri të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe ndalimin në kohë rekord të autorëve të dyshuar.

Pas një pune hetimore të mirëorganizuar, u bë ndalimi i shtetasve:

K.S, 21 vjeç, banues në Panahor.
A.M, 22 vjeç, banues në Panahor (të dy të dënuar më parë për vjedhje me armë në Greqi.)

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkëpuntorit tjetër, shtetasit M.H.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në ngarkim të këtyre tre shtetasve për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.