E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pensioni shpëton dy gjyqtarë  nga vettigu
Lajme

Pensioni shpëton dy gjyqtarë nga vettigu

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të hënën mbylljen e procesit të vetingut për gjyqtaren pranë Gjykatës së Apelit Vlorë, Gjinovefa Gaba dhe gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, Granit Qypi.

Në dy vendimet e publikuara në faqen zyrtare KPK-së thuhet se procesi për dy magjistratët ndërpritet për shkak se të dy kishin mbushur moshën e pensionit, duke lënë kështu detyrën.

Sipas KPK-së, vendimi për mbarimin e statusit të magjistratit të gjyqtarit Granit Qypi për shkak të mbushjes së moshës për pension e ka marrë Këshilli i Lartë i Drejtësisë(KLD) më datë 16 tetor 2017.

Një muaj pas këtij vendimi, më datë 17 nëntor 2017, KLD ka vendosur mbarimin e statusit të magjistratit për shkak të mbushjes së moshës për pension edhe për gjyqtaren Gjinovefa Gaba.

KPK arsyeton në të dyja vendimet se me daljen në pension të subjekteve, procesi i rivlerësimit nuk mund të vazhdohej. “Organi publik deklaron të përfunduar procedurën administrative pa një vendim përfundimtar për çështjen, kur objekti për të cilin kishte nisur procedura apo qëllimi i tij është bërë i pamundur,” përfundojnë vendimet.

/Birn/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.