E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Operacioni fshesa i Cakajt ndaj diplomatëve, midis të shkarkuarve edhe ish-partnerja e Henri Çilit
Lajme

Operacioni fshesa i Cakajt ndaj diplomatëve, midis të shkarkuarve edhe ish-partnerja e Henri Çilit

  Këshilltarja për median në ambasadën shqiptare në Britaninë e Madhe, Pranvera Skana është shkarkuar nga detyra.

Shkarkimi i Skanës erdhi nga Gent Cakaj i deleguar në postin e Ministrit të Jashtëm nga kryeministri Edi Rama. Vetë Cakaj ditën e djeshme lajmëroi largimin nga detyra të 20 diplomatëve të cilin nuk kishin përmbushur detyrën sipas tij.

Midis tyre siç thamë dhe më lartë ishte edhe emri i Pranvera Skanës, e cila është ish-partnerja e Henri Çilit.

Sipas asaj që tha Cakaj 20 diplomatët shqiptarë që u shkarkuan nga detyre nuk kishin pasur kredibilitetin e duhur.

Kujtojmë këtu se Cakaj dje tha:

Ambicia për një shërbim ekselent diplomatik e ka karakterizuar përpjekjen e zellshme të ministrisë përgjatë 5 viteve të fundit. Sidoqoftë jetësimi i kësaj ambicieje mbetet ende një sfidë e hapur. Në këto 77 ditët në krye të këtij institucioni, unë kam mbledhur një grup pune për të shqyrtuar hollësisht cilësinë e burimeve njerëzore të shërbimit diplomatit të shtetit shqiptar. Pas kësaj ndërmarrjeje të kujdesshme, unë jam me ju të ndaj me ju faktin se kam vendosur të shkëpus marrëdhënien me një pjesë të punonjësve, që nuk përmbushin as kushtet ligjore, as kushtet minimale profesionale për kryerjen e kësaj detyre e lëre më pastaj, ambicien e kësaj qeverie dhe synimin e kryeministrit Edi Rama për ta çuar në lartësinë e merituar, përfaqësimin ndërkombëtar të Shqipërisë. Po ashtu, një pjesë tjetër e punonjësve do të transferohen menjëherë për të vepruar dhe punuar sipas nevojave reale të punës dhe jo sipas inercionit të së shkuarës. Fillimisht ju informoj se numri i të prekurve nga kjo iniciativë reformatore do të shkojë mbi 20.”
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.