Sulm ndaj kambistëve në të njëjtën orë dhe në Korçë: grabitet Exchange
Në të njëjtën orë që ka ndodhur sulmi i dy grabitësve në Tiranë ndaj një kambisti në Tiranë, ka ndodhur edhe në qytetin e Korçës.
Policia e Korçës njoftoi se në orën 9:00 është njoftuar se në lagjen nr 10, një person i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë, ka marrë një sasi lekësh pranë një pike transferte parash.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Sipas burimeve nga vendii ngjarjes, grabitësi me thikë ka vjedhur 2500 euro dhe 100 mijë lekë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



