Rama uron Bashën, i kujton 18 majin
E kemi nje marreveshje , po te pres …..!
PUBLIK.live/ E hënë, 24 Korrik 2017
Gazeta “Koha Jonë “e Nikollë Lesit shkruan se kryeministri Edi Rama ka uruar me një mesazh në telefon Lulzim Bashën për fitoren e zgjedhjeve të 22 korrikut që e rikonfirmuan atë në krye të Partisë Demokratike.
“Luli, urime! Shpresoj se do të vazhdojmë të ecim bashkërisht në udhën e shtruar me 18 maj. BE po na pret si Shqipëri”, citohet nga KohaJonë mesazhi i Ramë spër liderin demokrat.
Gazeta shkruan ndër të tjera: Edi Rama, mjeshtërisht përfitoi dhe e përdori PD-në pas 18 majit, aqsa i solli një fitore në tavolinë me 74 deputetë, sa edhe vetë Edi Rama nuk e mendonte. Tashmë Edi Ramës i duhet një qeverisje e qetë, me një PD “që bën reforma integruese”, etj etj. Por a do të jetë Lulzim Basha ai që ishte me 18 maj 2017 apo do ndryshojë, pasi u përdor dhe i sollën kaq shumë telashe në selinë blu, edhe për shkak të ujdisë me Edi Ramën? Mbetet të presim!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



