E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Në ceremoninë e 10 vjetorit në NATO, 20 ushtarakëve u bie të fikët
Uncategorized

VIDEO/ Në ceremoninë e 10 vjetorit në NATO, 20 ushtarakëve u bie të fikët

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e sotme në ceremoninë e 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Gjatë paradës, teksa mbante fjalën Presidenti Ilir Meta dhe Edi Rama ushtarët ‘paloseshin’ në gjendje të fikëti.

Më shumë se 20 ushtarë kanë patur probleme me shëndetin gjatë ceremonisë, shkruan Newsbomb.al.

Disa u dërguan me urgjencë në spital. Ndërsa njëri prej tyre ka dëmtime në kokë dhe e kanë dërguar në spitalin ushtarak.

Ndërkaq, të tjerët mbanin pambuk me alkool në hundë.

Nga ankthi dhe e pangrëna, ushtarakët të mbledhur në shesh që në orët e para të mëngjesit nuk kanë arritur ta përballojnë situatën.

Në përkeqësimin e shëndetit të tyre ka ndikuar edhe fakti se ata qëndronin aty prej orësh të pangrenë por edhe temperaturat disi të larta.

Ndiqni pamjet e filmuara nga Newsbomb.al.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.