E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Panik në Vlorë, Policia bllokon plotësisht rrugën e një lagjeje, dyshime të forta për…
Lajme

Panik në Vlorë, Policia bllokon plotësisht rrugën e një lagjeje, dyshime të forta për…

Bllokohet rruga ne lagjen 10 korriku Vlorë.

Policia Nuk lejon levizjen  dhe as automjeteve apo kembesoreve.

Dyshohet per lende plasese ne mes te rrugës.

Blutë e Vlorës kanë ndaluar qarkullimin, duke mos kaluar as automjetet dhe as këmbësore. Sakaq, policia ka vendosur një perimetër të gjerë sigurie.

Ende nuk dihet se si ka përfunduar kjo lëndë eksplozive në këtë rrugë të qytetit të Vlorës, por dyshohet se mund të ketë rënë nga një makinë në lëvizje.

Në këtë zonë forcat e policisë janë ende në pritje të forcave xhenierë të cilët do të bëjnë vlerësimin sasisë së dyshuar si lëndë plasëse dhe demontimin e saj.

Edhe pse ngjarja është raportuar rreth orës 19:30, në vendngjarje nuk kanë mbërritur ende forcat xheniere. Mësohet se ekspertët janë nisur nga Tirana për në Vlorë për të bërë ekspertizën e pakos të dyshuar për bombë.

Dyshohet se lënda plasëse është e montuar me një komandë në distancë. Sipas informacioneve paraprake, burime nga policia bëjnë të ditur se lënda eksplozive dyshohet se është e lidhur me një aparat celular, mekanizëm që përdoret për shpërthimet në distancë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.