E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Roza Lati i kujtoi kohët e vjetra kur ishin bashkë, STINE e nxjerr ‘BLOF’’ në emision!
Showbiz

Roza Lati i kujtoi kohët e vjetra kur ishin bashkë, STINE e nxjerr ‘BLOF’’ në emision!

Roza Lati dhe Stine janë pikërisht dy personazhet që na tregojnë më së miri se mund të mbetesh shok/shoqe me ish-in pas ndarjes. Para disa vitesh ata kanë jetuar një lidhje dashurie, por romanca e tyre përfundoi dhe ata vazhduan jetën pa njëri-tjetrin në krah.

Mirëpo ata të dy vazhdojnë të mbeten miq dhe kanë dalë sërish publikisht bashkë. Dje Roza e kishte ftuar Stinen në emisionin e saj ku gjatë intervistës i kujtoi kohët e vjetra kur ai bënte këngë për të.

“Më tha njëri që të ka fans të të bëja një pyetje: Që kur ke ndaluar së bëri këngë për mua?”, e pyeti Roza Stinen, por përgjigja e tij nuk pritej.

“Kush tha që kam bërë ndonjëherë?”, ja ktheu Stine duke qeshur dhe më pas shtoi: “Shaka, shaka”.

“Ne rritemi profesionalisht, emocionalisht, fizikisht, mentalisht dhe normalisht sot nuk t’i marrin seriozisht këngët e dashurisë. Këngët janë për makina e lekë sot”, u shpreh Stine.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.