E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘I paaftë për të frenuar instinktet seksuale’. Dënohet shqiptari që ngacmonte të mitura dhe rrihte gruan
Lajme

‘I paaftë për të frenuar instinktet seksuale’. Dënohet shqiptari që ngacmonte të mitura dhe rrihte gruan

“Është i paaftë për të frenuar instinktet e tija seksuale”, ishte konkluzioni i gjykatësit  Vinicio Cantarini, i cili ka kërkuar 5 vjet burg për shqiptarin me profesion shofer autobusi.

51-vjeçari prej vitesh jetonte me familjen e tij në Riccione të Italisë dhe është denoncuar nga dy adoleshente për ngacmim seksual dhe dhunë në familje.

Denoncimi i parë

Shqiptari punonte si shofer i transportit publik dhe viktimën e tij të parë e gjeti në autobus. 15-vjeçarja ishte duke pritur autobusin në Santarcangelo  për të shkuar në shkollë, në Rimini. Ishte ora 7:00 e mëngjesit dhe mungesa e pasagjerëve i dha guximin atij që t’i afrohej vajzës. Ai e preku adoleshenten në pjesët intime.  Pas ngjarjes e mitura shkon në banesë dhe i tregon gjithçka që kishte ngjarë nënës së saj. Më pas e denoncojnë rastin në policinë e Santarcangelo-s.

Hetimet e policisë

Ishte pikërisht guximi i15-vjeçares që çoi në hetimin e dhe më pas arrestimin e maniakut seksual në qershor të viti të kaluar. Gjykata e shpalli atë fajtor për ngacmim seksual ndaj dy të mitrave dhe dhunë në familje.  U deshën disa muaj hetime për të gjetur shoferin maniak.

Denoncimet e tjera

Në emër të shqiptarit dolën në dritë edhe dy denoncime të tjera. Shqiptari kishte ngacmuar shoqen e mitur të vajzës së tij. Shoqja e së bijës kishte kaluar mbrëmjen tek banesa e maniakut dhe në momentet kur po e shoqëronte për në banesë, e kishte prekur në vendet intime. E mitura nuk nguroi që ta denonconte shoferin në polici.

Denoncimi për dhunë nga bashkëshortja

Ankesat e dy vajzave të reja nxitën bashkëshorten e shoferit që të “zbrazte thesin”  dhe të tregonte vitet e saj të abuzimit dhe dhunës në shtëpi.

“Këto dy vajza më dhanë forcën për të treguar të vërtetën time të trishtuar”,  tha ajo përpara policisë së Riccione-s. Në çdo rast ai ushtronte dhunë ndaj gruas së tij, e poshtëronte, kritikonte. Gjente pretekst në çdo moment për ta rrahur dhe për t’i shkatërruar vetëbesimin. Tashmë ajo u çlirua nga kthetrat e maniakut seksual. Gjykata e dënoi me 3 vjet heqje lirie për dhunë në familje dhe dy vjet për dhunë seksuale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.