E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
MAZHORANCA NË SEANCË PLENARE, OPOZITA PROTESTON SOT JASHTË PARLAMENTIT
Politikë

MAZHORANCA NË SEANCË PLENARE, OPOZITA PROTESTON SOT JASHTË PARLAMENTIT

Ashtu siç është bërë me dije mazhoranca ka mbledhur sot Parlamentin në seancë plenare. Ndërkohë, nga ana tjetër opozita zhvillon protestën e radhës.

Seanca plenare nis në orën 10:00, ndërsa opozita ka njoftuar fillimin e protestës përpara Parlamentin rreth orës 09:30.

Ndërkaq, policia ka marrë një plan masash për protestën e sotme. Një numër i madh efektivësh policie janë të pozicianuar përrteh Parlamentit. Ndërsa si në protestat e kaluara është bllokuar me hekura pedonalja e Parlamentit duke filluar nga minisitria e Brendshme.

Po ashtu një prezencë të efektivëve të policisë ka edhe përpara Kryeministrisë, pasi si në protestat e kaluara vendimet opozita i merr në shesh.

Protesta e fundit ishte më 28 mars dhe policia procedoi penalisht 28 persona, mes tyre dhe organizatori, sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi.

Kujtojmë se opozita ka paralajmëruar për protesta sa herë që të mblidhet Parlamenti. Mirëpo, ndërkohë që opozita do të protestojë jashtë, në Kuvend sot një ndër pikat e ditës që do të diskutohet është edhe “Raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2018”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.