Persona të paidentifikuar grabisin një ndërmarrje
Një ndërmarrje është grabitur gjatë natës që lamë pas në qytetin e Beratit.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ish-Kombinat. Ende nuk dihet sasia e parave të marra.
“Në datën 07.04.2019, gjatë natës, tek ish Kombinati, persona të pa identifikuar, kanë hyrë në ambientet e brendshme të një ndërmarrje dhe kanë marrë një sasi lekësh.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



