E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosi Kryeplakun, policia shpall në kërkim autorin, EMRI
Lajme

Plagosi Kryeplakun, policia shpall në kërkim autorin, EMRI

Policia ka mundur të zbardhë ngjarjen e ndodhur në mesnatë në fshatin Gribë të Gramshit, ku mbeti i plagosur kryeplaku i fshatit, Tajar Veliu, i cili u plagos me armë zjarri në këmbë.

Sipas Policisë autori i plagosjes është shtetasi S. V, dhe është shpallur në kërkim.

“Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.

Si rezultat i  veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, në bashkëpunim me Specialistët e Hetimit të Krimit  ndaj Personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u bë  e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar S.V, ku vijon puna për kapjen e tij.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në fshatin Gribë, Gramsh ,  për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur me armë zjarri  shtetasin T.V., 54 vjeç dhe  është larguar,  ku forcat e Policisë po punojnë për kapjen e tij  si  dhe për gjetjen e sekuestrimin  e armës së zjarrit.

Materialet i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, dhe po punohet për kapjen e shtetasit S.V., për veprat penale ” Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe Mbajtja pa leje  dhe prodhimi i armëve , armëve shpërthyese dhe municionit”.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.