BASHA NE PROTESTË: PO BIE MUZGU I ZI, ASGJË NUK E NDAL DOT MË KËTË BASHKIM
“Po bie muzgu i zi, po bie muzgu i zi për bandën e korrupsionit, e krimeve të përbindshme ndaj shqiptarëve.
Që nga koha e pushtuesve më mizorë, nuk kanë parë shqiptarët një pakicë e kryekriminel kaq barbar ndaj popullt të tij.”
Kështu u shpreh lideri i PD Lulzim Basha i cili ka marrë fjalën mes turmës së protestuesve duke thënë me zë të lartë se asgjë nuk e ndal më këtë bashkim.
“Lumi i sovranit e ka rrethuar ishullin e padrejtësisë si kurrë më parë sonte.
Ja ku jeni më shumë se kurrë më parë, më të bashkuar se kurrë më parë, më të vendosur se kurrë më parë, më të fortë se kurrë më parë kundër padrejtësisë, krimit, korrupsionit.
Bashkë me këtë vërshim të paparë e të padëgjuar për Tiranën e Bulevardin, me këtë bashkim zemrash, mendjesh dhe vullnetesh, burrash e grash fisnike.
Po bie muzgu i zi, po bie muzgu i zi për bandën e korrupsionit, e krimeve të përbindshme ndaj shqiptarëve. Që nga koha e pushtuesve më mizorë, nuk kanë parë shqiptarët një pakicë e kryekriminel kaq barbar ndaj popullit të tij.
Do mbahet mend si njeriu që futi rruspat në shtëpitë e fëmijëve. Ky muzg është muzgu i bashkimit të shqiptërëve mbi rrënojet e pushtetit kriminal të Edi Ramës, Rama ik.
Asgjë nuk e ndal dot më këtë bashkim, as frika as barbaria e horrave mbi nënat e baballarëve tanë.
Populli është i vendosur, Shqipëria është e bashkuar.
Shporru, largohu Rama ik. Kjo është Shqipëria e vërtetë e qindra mijëra halleve të bëra kapicë nga një kryeministër që asnjë ditë të vetme nuk i kuptoi, nuk i dëgjoi hallet e shqiptarëve”, tha Basha para Kryeministrisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



