E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Patozi në krah të Rudina Hajdarit: Grupi i ri të përgatitet si alternativë për qytetarët. Do nxjerrë nga nofullat e…
Politikë

Patozi në krah të Rudina Hajdarit: Grupi i ri të përgatitet si alternativë për qytetarët. Do nxjerrë nga nofullat e…

Me anë të një statusi në Facebook, Patozi shkruan se Grupi i ri Parlamentar Demokrat, duhet të përgatitet për një përfaqësim dinjitoz të zgjedhësve në Parlament, po ashtu të bëhët gati dhe si alternativa e re për qytetarët shqiptar.

“ME KËMBË TË MBARË! Urimet më të mira dhe suksese Grupit Parlamentar Demokrat!

Opozitë të fortë dhe denoncim të qeverisë së korruptuar, në mbrojtje të interesit publik. Përfaqësim dinjitoz të zgjedhësve në parlament dhe përgatitje e alternativës së re për qytetarët shqiptarë.

Fantastike kauza për ndryshimin dhe riformatimin e sistemit politik në Shqipëri, si rruga e vetme për ta nxjerrë shoqërinë nga nofullat e partitokracisë, e cila ushqen korrupsionin, autoritarizmin, padrejtësisë, abuzimin me pushtetin, dhe mbi të gjitha deformon hapur dhe qartë vullnetin e qytetarëve.

Beteja dhe fitorja e kësaj është parakushti kryesor për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri. Me këmbë të mbarë!”, shkruan Patozi.

Rudina-Hajdari-Grupi-Ri-PD

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.