E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aida Shtino i rikthehet politikës, “braktis” Shpëtim Idrizin për Fatmir Mediun
Politikë

Aida Shtino i rikthehet politikës, “braktis” Shpëtim Idrizin për Fatmir Mediun

Partitë e djathta kanë nënshkruar sot marrëveshjen e koalicionit opozitar.

Por ajo që ka rënë në sy gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes kryetarit të opozitës, Lulzim Basha dhe kreut të PR-së, Fatmir Mediu ka qenë afrimi i një personazhi të njohur të ekranit.

 

Në krah të Fatmir Mediut është ulur sot si zyrtare e PR-së, ish-prezantuesja e emisionit “Njerëz të humbur”, Aida Shtino.

Kjo e fundit sipas burimeve mësohet se ka rreth 8 muaj që është afruar pranë Partisë Republikane.

Mediu-Aida-Shtino

Ende nuk dihet posti që marrë në PR, Aida Shtino, por ajo është prezantuar në krahun e majtë të Fatmir Mediut, ndërsa në krahun tjetër është nënkryetari “historik” i PR-së, Arjan Madhi.

Aida Shtino ka qenë kandidate për deputete në vitin 2013, por asokohe ajo garoi për here të parë me siglën e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet në Qarkun e Lezhës.

Shtino nuk arriti të fitojë një mandat deputeti në zgjedhjet e 2013 dhe që pas asaj periudhe ajo nuk u shfaq më në politik aktive dhe as në media.

Mediu-Aida-Shtino1Mediu-Aida-Shtino12Mediu-Aida-ShtinoMediu-Aida-Shtino123

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.