E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia kontroll blic në Krujë, bastis banesat e Elton Piklit dhe të Oltion Veselit (Video)
Lajme

Policia kontroll blic në Krujë, bastis banesat e Elton Piklit dhe të Oltion Veselit (Video)

Pak minuta më parë, forca të shumta të policisë si dhe Forcat Speciale të Tiranës kanë mbërritur në Krujë ku po bëjnë kontrolle në banesat e dy të dyshuarve si autor të grabitjes së 9 prillit në Rinas.

Mësohet se si shenjestër i këtij operacioni blic të policisë, janë banesat e Elton Piklit dhe të Oltion Veselit në lagjen Çitoze të Krujës .

Kujtojmë se 32- vjeçari Elton Pikli, u arrestua mbrëmjen e 22 prillit, mësohet se Pikli punonte si kasap në qytetin e Krujës. I dyshuar si bashkëpuntor i grabitjes së aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas.

Ndërkohë që sipas informacioneve Pikli ka qënë i shpallur në kërkim më herët për një çështje falsifikimi dokumentash. Ai është arrestuar nga Policia e Shtetit në Qafë-Thanë, duke tentuar të largohej drejtë Bullgarisë.

I dyshuari tjetër Oltion Veseli është kushëriri i Ernest Kupës, i dënuar nga gjykata për grabitjen e armatosur të blindave përgjatë aksit Tiranë-Rinas, edhe dy të rinjtë e tjerë njihen si krahu i Klement Çalës, njeriut që po sfidon autoritetet e gjithashtu njeriut të shumë kërkuar edhe nga Greqia, pas arratisjes se bashku me 7 shqiptarë të tjerë mes të cilëve ishte edhe Admir Murataj./Faxnews

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.