Peqin, aksident me makinë një i vdekur
Nga aksidenti një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur nga përplasja e dy makinave.
“Në vendin e quajtur ‘Kryqëzimi i Gjocaj’ Peqin, janë përplasur dy mjete, për pasojë një shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në Spital ndërsa 2 shtatas të tjerë janë dërguar në spitalin e Peqinit, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidenti”, njoftoi Policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





