E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Librazhd, turistët tmerrohen: gjejnë trupin e të mbyturit në liqenin e Fushë Studënit
Lajme

Librazhd, turistët tmerrohen: gjejnë trupin e të mbyturit në liqenin e Fushë Studënit

Turistët që kanë vizituar territoret e bukura të Fushë Studenit në Librazhd, liqenin, janë tmerruar kur kanë pikasur një kufomë të dekompozuar. Kufoma duhet të ketë qënë prej ditësh aty dhe dyshohet se bëhet fjalë për 55-vjeçarin I.L., që ishte larguar nga shtëpia prej 20 ditësh dhe nuk dihej asgjë për të. Policia ka konstatuar se mbi trupin e të mbyturir nuk ka pasur shenja dhune, të dukshme, por hetimet, vazhdojnë.

Informacion paraprak nga Policia:

“Në liqenin e fshatit Fush- Stud, Librazhd është gjetur një shtetas i mbytur. Nga veprimet e para rezultoi se trupi i përket shtetasit I.L., 55 vjeç, larguar nga banesa para 20 ditësh. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk konstatohen shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.