E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta e Rama homazhe për Ditën e Dëshmorëve. Presidenti mesazh klasës politike: Vini në plan të parë vendin, dialogoni dhe bashkëpunoni
Politikë

Meta e Rama homazhe për Ditën e Dëshmorëve. Presidenti mesazh klasës politike: Vini në plan të parë vendin, dialogoni dhe bashkëpunoni

 

Në Varrezat e Dëshmorëve është zhvilluar para pak momentesh ceremonia e përkujtimit të dëshmorëve.

 

 

Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama zhvilluan homazhe për Ditën e Dëshmorëve.

Kreu i Shtetit, Meta tha se klasa politike duhet të bashkëpunojë për të ardhmen e vendit.

“Sot është një ditë e veçantë për të gjithë popullin shqiptar, sepse është Dita e Dëshmorëve të lirisë, të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, në radhë të parë.

Është dita e Qemal Stafës dhe të gjithë të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë, që bënë sakrificat më sublime për t’i rikthyer lirinë dhe pavarësinë vendit, por njëkohësisht edhe për ta vendosur Shqipërinë në anën e duhur të historisë, në atë anë ku për fat të mirë ndodhemi edhe sot.

Pikërisht sot është një ditë nderimi për sakrificat e dëshmorëve, për flijimin e tyre, për ëndrrat e tyre, por është edhe ditë reflektimi për të vendosur në plan të parë interesat e vendit, të së ardhmes së tij europiane, të stabilitetit përmes dialogut dhe bashkëpunimit, në mënyrë që ëndrrat e tyre të realizohen plotësisht dhe që të nderojmë vërtet ashtu siç duhet kujtimin e të gjithë atyre, të cilët kanë bërë sakrificat më të mëdha, më sublime, për të ardhmen e Shqipërisë”, tha Meta.

92b10f95-5b60-443e-bbfd-700fe4d555136c8db7d3-09f3-45b3-b791-673c8508c7aacd2861be-0516-47f1-8883-99593ad2dad1

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.