Shoferi i një automjeti ka humbur kontrollin mesditën e sotme dhe makina ka dalë nga rruga në aksin rrugor Rinas-Tiranë.
Fatmirësisht raportohet se drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga makina pa marrë plagë në trup
Ende nuk dihet shkaku i këtij aksidenti, ndërsa policia ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



