Arrestohet autori/ E vrau për radhën e ujit vaditës
Një 50-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Cukal, të një sisë administrative të Shllakut.
– Sipas njoftimit të policisë së Shkodrës bëhet me dije se 50-vjeçari ndodhej në gjendje kritike për jetën në spitalin e Shkodrës pasi plumbi që kishte marrë i kishte prekur organet jetike. Policia nisi menjëherë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë ndërkohë që u tha se u ngritën pika kontrolli për identifikimin dhe arrestimin e autorit të kësaj ngjarje. Zyrtarisht pak pas ngjarjes policia tha: “Më datë 31.07.2017, ora 12 :30, në vendin e quajtur Fushë Cukal, në Shllak ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Nga informacionet e para bëhet me dije se ka mbetur i plagosur shtetasi Mhill Pali, 50 vjeç, banues në fshatin Fushë Cukal i cili është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës në gjendje të rëndë. Menjëherë shërbimet e Policisë janë nisur për ne vendngjarje sëbashku me grupin hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Por rreth dy orë më vonë mjekët e spitalit të Shkodrës dorë- zohen dhe deklarojnë se Pali nuk kishte mundur dot tu mbijetonte plagëve të armës. Atëherë policia ka intensifikuar kërkimet dhe ka sjellë në pranga personin për të cilin ishte thënë se kishte qëlluar mbi Palin. Ai nuk ka bërë rezistencë dhe është arrestuar. Pjetër Pjetri është autor i vrasjes së fqinjit të tij! Ai ka pranuar ngjarjen dhe autorësinë po ka mohuar ta ketë bërë me dashje aktin e rëndë. Sipas të dhënave ai ka treguar në polici që e kishte qëlluar në nerva e sipër por jo për ta vrarë. Burimet policore bëjnë me dije se sherri ka qenë banal mes tyre. Gjithçka ka nisur si përplasje mes tyre për një vijë uji.
Megjithatë do të jetë prokuroria e Shkodrës që do të zbardh më tej ngjarjen, ndërsa mbrëmë, policia reagoi duke dhënë edhe detajet e ngjarjes: Në sajë të veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Policia është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe dokumentimi me prova ligjore. Policia kreu arrestimin në flagrancë si autor të dyshuar të kësaj ngjarje, Pjetër Pjetrin, banues në fshatin Logegaj, Bashkia Vau i Dejës, i cili pas marrjes në pyetje ka pranuar autorësinë e vrasjes. Në vendngjarje grupi hetimor ka sekuestruar një gëzhojë. Vijon puna për gjetjen e armës tip automatik, pasi autori e ka hedhur gjatë momentit kur tentonte të fshihej. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pas konflikteve të vazhdueshme që kanë pasur familja e tij me atë të viktimës. Paraprakisht dyshohet për konflikt për ujin vaditës!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



