E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Neymar i turpëron dy kundërshtarë me një lëvizje magjike
Sport

Neymar i turpëron dy kundërshtarë me një lëvizje magjike

PSG u rikthye tek fitorja duke mundur 2-1 Angers në fushën e tyre. Ishte Neymar që u rikthe të shënojë gol, këtë herë realizoi golin e tij të parë me kokë.

Ndërsa Di Maria dyfishoi shifrat, para se vendasit të shënojnë me penallti pak minuta para fundit.

Megjithëse PSG ishte me një lojtar më pak, Neymar nuk ngurroi të dhurojë spektakël në minutën e fundit të ndeshjes.

I gjendur i rrethuar nga dy lojtarë kundërshtarë, braziliani realizon një finte me tepër klas duke ua kaluar mbi kokë topin dhe fitoi hapësirën e nevojshme, edhe pse topi më parë kaloi vijën fundore, klasi i 26-vjeçarit duket në një lëvizje të vetme në fraksion sekonde.

Këtë fragment Neymar e ka postuar edhe në profilin e tij në Instagram ku shkroi: “Shihemi herën tjetër, Ligue 1”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.