E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kë  përjashtoi Rama/Surprizat në listat e PS, emrat e rinj për bashkitë… Tatimorë, aktorë e gardistë
Politikë

Kë përjashtoi Rama/Surprizat në listat e PS, emrat e rinj për bashkitë… Tatimorë, aktorë e gardistë

Partia Socialiste bëri dje publike listën me 59 kandidatët për kryetarë bashkie. Në 23 bashki të vendit do të ketë rikandidime të kryetarëve aktualë, ndërsa në 36 bashki, PS do të garojë me emra të rinj.selia-ps

LARGIMET

Për dy bashki të vendit, Elbasanin dhe Durrësin, nuk do të jenë më kandidatët me të cilët janë njohur këto dy qytete. Në Durrës nuk do të kandidojë më Vangjush Dako, i cili prej disa kohësh është vënë në qendër të akuzave nga ana e Partisë Demokratike. Dako drejtoi Durrësin për 3 mandate radhazi dhe, mesa duket, karriera e tij politike si i zgjedhur vendor është mbyllur.

 

Në vend të tij, Partia Socialiste ka kandiduar drejtoreshën e Tatim-Taksave të Durrësit, Valbona Sako. Kjo e fundit, në gjashtë vitet e fundit, që kur në pushtet ka ardhur Partia Socialiste ka marrë edhe detyrën e drejtoreshës së Tatimeve për qytetin bregdetar dhe tanimë do të synojë një fushë tjetër të karrierës së saj.

Ndërsa në Elbasan nuk do të jetë më Qazim Sejdini, i njohur ndryshe si kryetari i bashkisë me më shumë mandate në Elbasan. Në vend të tij, Partia Socialiste ka vendosur Gledian Llatjan, i cili aktualisht mban pozicionin e Prefektit të Qarkut Elbasan.

Llatja prej disa muajsh është projektuar për këtë garë, pasi ai lëvizi nga pozicionet që kishte në Ministri, në drejtim të Prefekturës së Elbasanit.

PRURJET

Lista e 59 kandidatëve të PS-së kishte shumë emra të rinj të panjohur për publikun, por jo për strukturat vendore të PS-së. Pjesa më e madhe e tyre janë drejtues të degëve të Partisë Socialiste për bashkitë që kandidojnë, por kishte edhe figura të cilat nuk kaluan pa bujë mediatike.

I pari ishte kandidati i PS-së për Bashkinë e Matit, Agron Malaj, i cili ka qenë edhe gardist në ngjarjet e 21 janarit 2011. Agron Malaj ishte komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 janarit dhe ishte një ndër 10 oficerët e shkarkuar nga ishministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, sapo ai mori detyrën. 10 oficerët ishin pjesëtarë të “grupit të zjarrit”, të cilët qëlluan mbi protestuesit në tubimin ku mbetën katër qytetarë të vrarë.

Por teksa në 26 tetor 2013, Agron Malaj u përjashtua nga Garda, pakkush do ta mendonte se ai do të bënte karrierë politike. Jo në Partinë Demokratike, siç mund të mendohet, por në Partinë Socialiste. Disa muaj më vonë, ai u emërua kryetar i Partisë Socialiste për Matin dhe në të njëjtën kohë mori edhe detyrën e drejtorit të OSHEE-së për këtë rreth. Në fushatën e zgjedhjeve lokale të 23 qershorit 2015, ai doli në krah të Kryeministrit Edi Rama për të kërkuar votat për kandidaten socialiste.

Së fundi, PS e ka zyrtarizuar si emrin, me të cilin i hyn garës vendore për Bashkinë e Matit. Një nga surprizat e kandidaturave për zgjedhjet vendore të 30 qershorit është një emër jo pak i njohur, aktori Erion Isai.

Kryesia e PS-së zyrtarizoi emrin e tij si kandidatin e Partisë Socialiste për Bashkinë e Kolonjës. Isai do të garojë për kreun e kësaj bashkie në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Ai u bë i njohur për publikun me rolet e tij në emisionin humoristik “Portokalli” e më pas, me largimin prej këtij spektakli, u shfaq në “TV Klan”.

Nuk kaloi pa zhurmë emërimi i tij si Drejtori i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave, detyrë që e mban që prej majit të vitit 2018, me Vendim të Këshillit të Ministrave.

45478787

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.