E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
LIROHET NGA BURGU MJEKU I QSUT ENES HAFIZI
Lajme

LIROHET NGA BURGU MJEKU I QSUT ENES HAFIZI

Gjykata e Tiranēs vendosi sot që doktor Enes Hafizi të lërë qelinë, duke vlerësuar të drejta dhe të ligjshme argumentat e provat e mbrojtjes.

Ky vendim sipas avokates së tij, Denisa Daka i dha dinjitet e vlerë të gjitha përpjekjeve për këtë rast, por edhe mbështetjes nga njerëzit e thjeshtë e pacientët e tij.

‘Shpresoj shumë që kjo qasje e drejtë e gjyqësorit në këtë rast, të krijojë një standart për çdo rast analog. Shpresoj shumë gjithashtu që  Dr. Hafizi të lejohet të vijojë punën në shërbim të pacientëve, deri në përfundim të hetimeve e marrjes së pafajësisë. Deklaratat e pabaza për mitmarrje apo afera pa u verifikuar rasti, nuk i bëjnë dēm veç njē mjeku, por krejt sistemit. Askush nuk mund tē baltoset apo te penalizohet, pa folur më parë drejtësia. Kjo fitore sot nuk i përket veç Dr. Hafizit, por gjithë kolegêve të tij, familjes së tij posaçërisht’, shprehet avokatja e doktor Hafizit.

Kujtojmë se Hafizi, mjek onkolog, u shfaq javë më parë në një video të emisionit Stop teksa një vajzë nga Kosova i linte një zarf me 1 mijë euro në tavolinë, në mënyrë që doktori t’i jepte mundësinë që një i afërmi i saj të bënte rrezet pa rradhë në QSUT.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.