“Kafe, çaj dhe ëmbëlsira”, këto ofron Rama për dialog me Bashën
Kreu i qeverisë Edi Rama u pyet sot në lidhje me kërkesën e tij për dialog përballë Lulzim Bashës dhe se çfarë është në gjendje t’i ofrojë opozitës për zgjidhjen e krizës.
Rama ironizoi me kreun e opozitës duke thënë se ajo që mund ti ofrojë janë: Kafe, çaj dhe ëmbëlsira
“Dialog pa kushte do të thotë të ulemi dhe të flasim për çfarë gjërash.
Jo për njërën palë që ka dhimbje koke. Por të adresohen çështje.
T’i marrim të gjithë problemet me radhë, sundimi I ligjit hajde ta shohim.
Krjimi i institucioneve të reja, zgjedhjet, hajde të shohim.
Shitblerja e votës, I kemi marrë të gjitha masat ligjore, hajde të gjejmë mekanizma të tjera
Për këto bëhet dialog, jo për datën e zgjedhjeve sepse nuk është kusht nga ana ime dhe nuk e kemi ne në dorë. Nuk ka asnjë mundësi që të shkojmë përtej 30 qershorit.
Nëse nuk duan karrike apo pushtet kë t’i vihen në dispozicion të Shqipërisë”, tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



