E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aleati i Ramës kërkon çregjistrimin nga zgjedhjet e 30 qershorit/ Nuk garantohet proces demokratik
Politikë

Aleati i Ramës kërkon çregjistrimin nga zgjedhjet e 30 qershorit/ Nuk garantohet proces demokratik

Aleati i Edi Ramës i ka drejtuar një kërkesë KQZ për t’u tërhequr nga zgjedhjet.

Partia Aleanca Popullore e drejtuar nga Artur Dojaka ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, çregjistrimin si forcë politike për zgjedhjet e 30 qershorit.

Përmes një kërkese, Dojaka shprehet se klima e rënduar politike në vend dhe cënimi i sigurisë, nuk garantojnë një process zgjedhor demokratik.

Partia Aleanca Popullore është një nga partitë që nënshkroi marrëveshjen me PS-në për koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane, ku përfshihen rreth 24 parti.

Kjo është partia e parë, aleate e Ramës, që deklaron tërheqjen nga zgjedhjet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.