SPËRKATI ME BOJË RALF GJONIN, LLESHAJ ZBULON ÇFARË NDODHI ME TË RIUN
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj bëri më dije se është arrestuar personi që spërkati me bojë deputetin Ralf Gjoni.
‘Policia arriti të kapë një nga sulmuesit e një prej deputetëvë, ku në rrugën për të bërë betimin u sulmua me bojë, në një qasje të papranueshme dhe të gjitha bëhen në emër të demokracisë’, u shpreh ministri.
Kujtojmë që Ralf Gjoni u spërkat me bojë poshtë banesës së tij ditën kur do të betohej në parlament. Ky i fundit e u quajti këtë një veprim iniciuar politikisht.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



