E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama në botën e tij, shkon në homazhet e Major Tanushit me poture
Lajme

Rama në botën e tij, shkon në homazhet e Major Tanushit me poture

Ditën e sotme iu dha lamtumira e fundit “Dëshmorit të Atdheut”, major Klodian Tanushi, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni.

Në nder të komandantit të kontigjentit shqiptar në Letoni sot është shpallur ditë zie kombëtare dhe në në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë.

Homazhet për ‘Dëshmorin e Atdheut’ u zhvilluan në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, ndërsa në të morën pjesë edhe krerët më të lartë të shtetit.

Nuk mund të mungonte as kryeministri Edi Rama, i cili shkoi në homazhe me një veshje aspak të denjë për një ceremoni mortore.

Nga kjo merr shkas edhe mjeshtri i memeve Genc Sejko, i cili në një prej tyre “kapet” me kryeministrin pikërisht te veshja e padenjë..

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.