E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Performanca e plotë ‘live’ e Jonidës që e kualifikoi Shqipërinë në finalen e Eurovision
Publik News

Performanca e plotë ‘live’ e Jonidës që e kualifikoi Shqipërinë në finalen e Eurovision

Jonida ka shkëlqyer me performancën e saj në Eurovision në natën e dytë gjysmëfinale që është mbajtur mbrëmë.

Jonida Maliqi ka arritur që ta kualifikoi Shqipërinë në finalen e festivalit të këngës evropiane, Eurovision.

Ajo është paraqitur me këngën ‘Ktheju Tokës’, ndërsa ka shkëlqyer me performancë dhe vokal fantastik, me të cilën ka impresionuar evropianët dhe ka arritur të mbledhë votat për të kaluar në finale.

Edhe reagimet në internet kanë qenë ndër më të mirat për performancën e Shqipërisë, shumica duke falënderuar Jonidën pasi ‘i ka shpëtuar’ nga këngët gjenerike të cilat janë kënduar në këtë natë të dytë gjysmëfinale.

Jonida do të bëjë performancën e njejtë në finalen e cila do të mbahet të shtunën në Tel Aviv dhe është ndër këngët më ndryshe të prezantuara këtë vit e ndjëkohësisht edhe ndër më të pëlqyera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.