‘BORCHARDT TURP PËR JU’, POLICIA MERR NË MBROJTJE AMBASADORIN E OSBE DHE FAMILJEN
Pak ditë pas parullës ‘Borchardt shame on you’ (Borchardt turp për ju) poshtë pallatit ku banon ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, i cili dënoi dhunën në protestën e 11 maj të opozitës, policia ka vendosur që ta marrë në mbrojtje.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me atë private kanë marrë në mbrojtje ambasadorin bashkë me familjen e tij, duke monitoron me kamera të gjithë hyrjet dhe daljet në pallatin ku banojnë.
Kujtojmë që Ambasadat e SHBA-së, BE, por edhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë kanë dënuar parullën kundër ambasadorit duke e cilësuar si sulm dhe hakmarrje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



