E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas apelit të CDU/CSU, Basha deklaron: Konfirmoj gatishmërinë për zgjedhje të lira. Mirëpres angazhimin e Gjermanisë për…
Politikë

Pas apelit të CDU/CSU, Basha deklaron: Konfirmoj gatishmërinë për zgjedhje të lira. Mirëpres angazhimin e Gjermanisë për…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagon pas deklaratës që dy partive kryesore qeverisëse gjermane, duke theksuar se opozita mirëpret angazhimin e Gjermanisë për zgjidhjen e krizës.

 

“Mirënjohje Gjermanisë mike dhe mbështetëse të Shqipërisë, për vëmendjen dhe shqetësimin ndaj problemeve që kanë penguar integrimin evropian, si mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lidhjet e politikës me krimin, mungesa e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit. Në emër të PD dhe të Opozitës së Bashkuar konfirmoj gatishmërinë tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mirëpres angazhimin e Gjermanisë mike për zgjidhjen e kësaj krize dhe hapjen e rrugës evropianë të Shqipërisë”,shkruan Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.